Futboll Sport

Padia kundër Nishanit, RINOVIMI dhe kualifikimi, Panucci i thotë të gjitha

“Kam vetëm një gjë për të thënë: njerëzit duhet të kenë respekt dhe të vlerësojnë punën e të tjerëve, jo t’i ofendojnë ata”, tha trajneri Christian Panucci kur u pyet për padinë dhe kërkesën 100 mijë euro si dëmshpërblim për fjalën “sharlatan” që përdori ish-presidenti i Shqipërisë për teknikun kuqezi.

Sa i përket skuadrës, ai theksoi se është në gjendje të mirë dhe e gatshme për të përballuar këtë sfidë: “Skuadra është në gjendje të mirë, kemi punuar mirë këto ditë dhe jemi të gatshëm për të përballuar ndeshjen e nesërme me Izraelin. Për shkak të emergjencës kam grumbulluar edhe lojtarë që nuk kanë luajtur shumë. Di të them se kam zgjedhur eksperiencën në këtë rast, duke marrë lojtarë si Basha, Lilaj, Memushaj. Kaçe? Ndoshta jeni keqinformuar. Ai nuk ka luajtur aq shumë sa ju pretendoni”.

A janë vendimtare ndeshjet kundër Izraelit dhe Skocisë?

“Nuk është një pyetje për mua, pyesni presidentin e Federatës për këtë gjë. Unë përgjigjem vetëm për ndeshjet që do të luajmë dhe jo për stolin tim. Uroj që nesër të kthehemi të fitojmë. Jemi përgatitur dhe shpresoj shumë që nesër të rikthehemi në paraqitjet pozitive dhe të marrim rezultatet e duhura”.

Sipas Panucci-t, eksperienca e lojtarëve do të ndihmojë skuadrën që të përballojë me sukses këtë sfidë: “Për formacionin do të vendos nesër se kush do të zbresë në fushë. Në një ndeshje të tillë kemi punuar me eksperiencën e skuadrës dhe vetëm nesër do ta zbulojmë se çfarë ka ndryshuar dhe çfarë do të ndryshojë në skuadrën e Shqipërisë. Të shohim”, deklaroi italiani.

Related posts

U LARGUA NGA INTER/ Tottenham kërkon Conten, trajneri italian merr vendimin për të ardhmen

Delo.autor

“FALKONE ËSHTË LLUM”/ Sot në stolin e Dinamos, zbulohet telefonata që shkatërroi ish-futbollistin Mikolin 8 vite më parë

Delo.autor

5 FITORE RADHAZI/ Juve në zonën Champions, Allegri: Napoli nuk mund të fitojë gjithnjë

F.autor

Leave a Comment