Futboll Sport

Kombëtarja përballet me Izraelin/ Njoftim i rëndësishëm nga FSHF-ja për biletat

Sonte, kombëtarja shqiptare do të përballet me Izraelin, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve. Ky takim do të startojë në orën 20:45, ndërsa tashmë Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije që biletaritë do të jenë të hapura deri në fillimin e ndeshjes.

“Pikat e shitjes së biletave në qytetin e Elbasanit janë:

Pika e shitjes tek teatri #Skampa
Kancelaria përballë teatrit #Skampa
Kioska e #FSHF tek shatervani në bulevardin kryesor.

*Do jenë të hapura deri në fillim të ndeshjes”, shkruhet në njoftimin e FSHF-së.

Kujtojmë që ky takim pritet me interes, për të parë paraqitjen e ‘tanëve në një ndeshje me rëndësi siç është kjo e sotmja ndaj Izraelit.

 

Related posts

RRËFEN PËRJETIMET E SHTATËZANISË/ Vilma Masha tregon: Isha për 9 muaj në formë, gjë që…

Delo.autor

OPERACIONI “BLITC” NË SPANJË/ Maldini është optimist, ka gati një “Real” Milan

Delo.autor

NDESHJA ME GJERMANINË/ Flet Van Dijk: Arbitrit i thashë bëhu serioz…

F.autor

Leave a Comment