Futboll Seria A

Nuk luan titullar, Babacar kërkon largimin

Khouma Babacar vijon të jetë një nga emrat më të lakuar në merkaton e Janarit, në Serinë A dhe jo vetëm. Sulmuesi i Fiorentinës nuk pranon të rinovojë dhe kërkon të luaj rregullisht, por duke parë ofertat e shumta, drejtuesit mund ta sakrifikojnë në këtë sezon merkatoje.

Udinese, Sassuolo, Galatasaray, Everton dhe Crystal Palace, kanë shfaqur interes dhe janë gati të bëjnë një ofertë për 24-vjeçarin, i cili ka kontratë deri në vitin 2019 me Fiorentinën.

Edhe pas largimit të Kaliniç drejt Milanit, hapësira e Babacar te Fiorentina mbeti e limituar për shkak se trajneri Stefano Pioli preferon si titullar sulmuesin tjetër, Simeone, i ardhur këtë verë nga Genoa.

Related posts

Aliovski i pandalshëm/ SHQIPTARI shënon një GOL SPEKTAKALAR ndaj Norwichit

Isa.Autor

CHAMPIONS/ Chelsea thyen mallkimin e “Stamford Bridge”, Valencia mposht holandezët

Delo.autor

Oferta e parë për Vajushin, Pro Vercelli duhet të mendohet

Sadik.Autor

Leave a Comment