Futboll Premier League Sport

EVERTON-MANCHESTER CITY/ Guardiola kërkon fitoren për t’i rrëmbyer “Të Kuqve” vendin e parë (FORMACIONET ZYRTARE)

Manchester City do të synojë t’ia rrëmbejë Liverpoolit pozitën e parë në renditjen tabelore të Premierligës, duke e mposhtur Evertonin sonte në Merseyside.

Evertoni do të jetë nikoqir i kampionit në fuqi Manchester Cityt në “Goodison Park”, në një ndeshje të vlefshme për javën e 26-të të Premierligës, që nis në orën 20:45.

Fitorja eventuale e Manchester Cityt do të nënkuptonte se skuadra e Pep Guradiolës do të zbresë Liverpoolin e Xherdan Shaqirit nga pozita e parë, për shkak të goldallimit më të mirë. Megjithatë, të kuqtë më pas do të kishin mundësinë ta kthenin epërsinë prej tri pikëve ndaj kampionit me fitore eventuale ndaj Bournemouthit të shtunën.

Evertoni po kalon nëpër formë të dobët pasi ka tri humbje dhe dy fitore në pesë ndeshjet e fundit, për dallim nga City që i ka fituar katër nga pesë ndeshjet e fundit, edhe pse u mposht befas nga Newcastle dy javë më parë.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Everton:

Man City:

Related posts

SKANDAL NË BOKS TEK KATEGORIA “WBC”/ Britaniku pozitiv para sfidës por është lejuar të duelojë

Delo.autor

Kapiteni i Skocisë/ Robertson motivon të tijtë: O tani o kurrë, përballë Shqipërisë vetëm fitore

Isa.Autor

Efekti Abidal, miraton lëvizjen e parë te Barcelona

Sadik.Autor

Leave a Comment