Futboll Sport

Casillas e injoron keq: Të flasim për të pas 6 vitesh, më duket absurde

Ish-portieri i Real Madridit, Iker Casillas, ka dhënë një intervistë për të përjavshmen “Expresso”, ku në moshën 37-vjeçare siguron që, së bashku me italianin Gigi Buffon dhe çekun Petr Cech, janë “rokerët e fundit, më të vjetër, që ende luajnë futboll, të paktën në skenën evropiane”.

Duke u ndalur te kontrata e tij deri në fund të sezonit me Porto, Casillas nuk hedh dritë mbi të ardhmen. Ai nuk preferon të bëjë të ditur një datë tërheqjeje nga futbolli i luajtur, teksa siguron se nuk do t’i “varë dorezat në gozhdë” për sa kohë e shijon ende këtë lojë magjike.

Natyrisht, duke qenë 37 vjeç, pensionimi nuk do të jetë i largët. Sidoqoftë, tani për tani mendon se do të vazhdojë të luajë. Iker Casillas, gjithashtu, iu referua polemikave që kishte me Jose Mourinho te Real Madridi, një çështje për të cilën, sipas tij, “pas pesë apo gjashtë viteve, nuk duhet të flasësh më për të më, sepse kjo gjë tashmë është absurde”.

Related posts

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ 3 milionë euro në sezon për 4 vite, Inter arrin marrëveshjen me yllin e Kamerunit…

Delo.autor

Inter nuk heq dorë, Perez bën gati 110 mln euro

Delo.autor

“NUK E DUA “PLESHTIN” NË SKUADËR”/ Trajneri spanjoll habit të gjithë me deklaratën: Nuk përshtatet me stilin tonë të lojës…

Delo.autor

Leave a Comment