Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ MILANI bën gati goditjen e madhe për merkaton e dimrit

Milan është duke menduar që bëjë një goditje të madhe në merkaton e dimrit. Drejtuesit kuqezinj po mendojnë që në janar të firmosin me yllin spanjoll të Chelsea, Cesk Fabregas.

Plani i Leonardos dhe Maldinit është që Fabregas të afrohet që merkaton e dimrit në mënyrë që ai të ambientohet dhe në sezonin e ardhshëm të jetë në kondicionin e tij maksimal për të marrë frenat e mesfushës së “djallit” në dorë. Me kontratën e Fabregas që mbaron verën e ardhshme, Milan do tentojë ta shfrytëzojë në maksimum këtë situatë.

Këtë sezon Fabregas është i projektuar si zëvendësues, pas ardhjes së Kovaçiç dhe Jorginho gjatë verës. Për më tepër mesfushori spanjoll është i dëmtuar dhe në këto javë të para ai ka qëndruar jashtë fushave të lojës. Cesk është bashkuar me Chelsea, pas largimit nga Barcelona, ku ai nuk e fitoi duelin me yjet katalanas dhe zgjodhi të largohej.

Related posts

(VIDEO) PSG nuk fal, Di Maria realizon një super gol

Q.Autor

ANALIZA/ Aksi Kimmich-Gorecka, tani ky Bayern Munich ka tru dhe muskuj

Delo.autor

Presidenti i Borussia Dortmund: Aubameyangun e mashtruan ofertat milionëshe

Q.Autor

Leave a Comment