Futboll Sport

GLADIATORI SHQIPTAR/ Kërkoi falje për SHQIPONJËN, Zvicra e bën KAPITEN XHAKËN

Granit Xhaka, futbollisti me origjinë shqiptare i Zvicrës, do të jetë kapiteni i ‘helvetëve’ në sfidën e parë që ata do të luajnë pas pak çastesh në Ligën e Kombeve kundër Islandës.

Kjo vjen pak ditë pasi futbollisti së bashku me shqiptarin tjetër te Zvicrës, Shaqirin, kërkuan falje për festën me simbolin e shqiponjës në ndeshjen e Botërorit kundër Serbisë.

Xhaka u shpreh se ‘ishte një budallallëk që nuk do ta përsëriste kurrë’. Ndërkohë sa i takon ndeshjes së sotme nga minuta e parë në lojë do të jetë edhe Shaqiri, ndërsa Valon Mehmedi, shqiptari me origjinë nga Maqedonia do të nisë nga stoli.

Related posts

KËPUTI TENDINAT E KAVILJES/ Bayern Munich merr lajmin e keq, ja sa do të mungojë ylli Davies…

Delo.autor

ÇFARË PO NDODH TEK BARÇA? Setien: Unë nuk jam babai i Pique. Ai…

F.autor

E BUJSHME/ Talenti i BAYERN i thotë “po” SHQIPËRISË, FSHF bind edhe “tradhtarin”..

Isa.Autor

Leave a Comment