Futboll Sport

E BUJSHME/ Flamurtari tjetër afrim në merkato, merr sulmuesin me eksperiencë

Flamurtari vijon të jetë shumë aktiv në merkato. Skuadra vlonjate, pas Danilo Alvesh ka bërë një tjetër afrim në repartin e sulmit në këtë sezon transferimesh. Bëhet fjalë për sulmuesin me eksperiencë në kategorinë Superiore, Andi Ribaj. Futbollisti fierak është afrimi më i fundit i vlonjateve në këtë merkato dhe pritet të jetë një alternativë e shtuar për ekipin e Dajës në vijën e parë ofensive.

Hoxhaj ka luajtur mbrëmjen e kësaj të shtune në sfidën miqësore që ka zhvilluar Flamurtari me Butrintin. Sulmuesi shtatlartë vitin e fundit ishte pjesë e Vllaznisë, ndërsa këtë sezon pritet të jetë një alternative shumë e vlefshme për Dajën duke dubluar për sulmuesit kryesor Alvesh dhe Bushiç.

Sakaq merkato nuk është mbyllur akoma në Vlorë, pasi në dispozicion të trajnerit brenda javës së ardhshme pritet të vihet edhe braziliani Elton Kale. Me këto dy përforcime të fundit Flamurtari formon një nga repartet e sulmit më të fortat në Superligë.

Related posts

SHKËLQEJNË “BOMBERAT” KUQEZI/ Seferi bën dopietë, Uzuni “topçi” në Spanjë

F.autor

ZHDUKEN MESSI E RONALDO/ Nga Rodri te Haaland, ja 15 futbollistët që kushtojnë më shumë në botë

F.autor

DOLI KUNDËR KRIJIMIT TË SUPER LEAGUE/ Rummenigge bën “zjarrfikësin” mes Perez dhe presidentit të UEFA-s

Delo.autor

Leave a Comment