Futboll Sport

DËMTIMI NDAJ SALAH/ Ramos: Ndërgjegjen e kam të pastër për atë që e bëra atë natë në…

Sergio Ramos tha para ndeshjes mes Anglisë dhe Spanjës në Wembley se nuk brengosej për reagimin negativ me të cilin do të mundë të përballej në Londër në lidhje me ndërhyrjen ndaj Mohamed Salahut në finale të Ligës së Kampionëve.
Ramos luajti për herë të parë kundër Anglisë që prej fitores së Real Madridit 3-1 kundër Liverpoolit në finale të Ligës së Kampionëve në Kiev – një ndeshje që, sipas disave, u përcaktuar nga ndërhyrja e Ramosit ndaj njeriut kryesor të anglezëve, Mohamed Salahut, në pjesën e parë që rezultoi me një lëndim të rëndë në krah, transmeton Express.

Duke folur në një konferencë për media para ndeshjes ndaj Anglisë, Ramos e përsëriti që nuk kishte dashur ta lëndojë Salahun.

“Nuk jam i brengosur për këtë”, tha Ramos i pyetur rreth reagimit të mundshëm ndaj tij nga turma në Wembley.

“Kurrë nuk kam dashur ta lëndoj një koleg në fushë, natyrisht, ndërgjegjen e kam vërtet të pastër për atë që e bëra atë natë. Nuk do të ndikohem nga kjo”, shtoi ai.

Related posts

AI ËSHTË “SHTYLLA” E SKUADRËS/ Ja vendimi që merr Barcelona për lojtarin

Delo.autor

Ansi Agolli dhuron spektakël, shikoni asistin perfekt të dhënë në sekondat e fundit të ndeshjes (VIDEO)

Sadik.Autor

Portieri që kualifikoi Anglinë zbulon sekretin: Ja si e prita penalltinë

Isa.Autor

Leave a Comment