Sport Të tjera

FANTASTIKE/ Osaka e mund Serena Williamsin për të fituar US Openin

Naomi Osaka e ka fituar US Openin duke e mposhtur në finale 23 herë fituesen e grand slameve, Serena Williamsin, në finalen e së shtunës.
Osaka, 20-vjeçare, u bë japonezja e parë që e fiton një titull grand slam, gjë të cilën e bëri duke e mposhtur tenisten mbase më të madhe në histori, Serenën, 2-0 me sete, 6-2, 6-4.

Ndeshja u ndërpre disa herë për shkak të polemikave mes Williamsit dhe gjyqtarit Carlos Ramos, i cili e ndëshkoi amerikanen me dy shkelje, përfshirë me heqjen e një pike, që i ndihmoi Osakës ta ngrijë rezultatin në 5-3 në setin e dytë.

Serena nuk u pajtua me ndëshkimet që ia shqiptoi Ramosi, të cilit iu drejtua me fjalët “më parë humbi, sesa bëj hile”. Ndër ndëshkimet që Ramos ia dha ishte për gjoja instruksionet që i kishte marrë nga trajneri, që nuk lejohet në tenis.

“Ma ke borxh një kërkim falje”, i tha ajo Ramosit, duke shtuar “Kurrë në jetë nuk kam bërë hile”.

Related posts

PËRDORIMI I VAR-IT/ UEFA merr vendimin e madh për kualifikueset e Botërorit

Delo.autor

“KEMI NJË LLOGARI PËR TË MBYLLUR”/ Salah kërkon hakmarrjen, Real i plotësoi dëshirën

F.autor

ZYRTARE/ Ndryshon ekip pas 4 viteve, ish-mbrojtësi i Kukësit dhe Vllaznisë firmos me klubin…

Delo.autor

Leave a Comment