Futboll Kombëtarja Sport

TENSION në konferencë për mungesë informacioni/ Panucci AKUZON zëdhënësin e FSHF-së

Në lidhje me grumbullimin e Kaçes sikurse dhe për largimin e Grezdës, gjatë konferencës për mediat të dhënë në Glaksou, trajneri Panucci është vënë përballë pyetjeve dhe komenteve të gazetarëve, me të drejtë të irriturar për shkak të mungesës së informacionit dhe komunikimeve zyrtare nga ana e FSHF-së.

Lajme të cilat janë mësuar pas publikimeve që vetë futbollsitët kanë bërë në rrjetet sociale.

“Procedurat janë që dëmtohet Lila, ne kontaktojmë Panathinaikos per Kaçen, dhe ai vjen. Nëse futbollisti e ka njoftuar lajmin në Instagram nuk shoh ndonjë gjë të keqe, tashmë e gjithë bota rrotullohet drejt Instagram.

Edhe me Grezdën nëse e ka bërë duhet të pyesni atë, jo mua. Nëse problemi juaj ka të bëjë me arsyen pse këto lajme nuk janë njoftuar zyrtarisht nga FSHF, atëherë përgjegjësi është ky në krahun tim”, deklaroi trajneri Panucci duke drejtuar gishtin për nga zëdhënësi për shtyp i FSHF-së.

Related posts

KËPUCËT e INIESTËS në debutimin japonez, të gjithë po FLASIN për to

Isa.Autor

KONFIRMIMIN QËNDRIMIN NË SUPERIORE/ Sulmuesi Seferi zbulon të ardhmen: Sezonin tjetër do jem pjesë e…

Delo.autor

E BUJSHME/ De Laurentiis kënaq Ancelottin, “dopio” blerje për Napolin

Isa.Autor

Leave a Comment