Futboll Kategoria Superiore Sport

PIKA E TITULLIT/ Ja pse barazimi në derbi ishte si fitore për bardheblutë e Tiranës

Tirana doli me një barazim që mund të jetë i artë. Derbi fitohet dhe nuk luhet. Mirëpo Tirana dje ishte me llogari në këtë përballje me rivalët e kryeqytetit. Bardheblutë, teksa u futën me gjashtë pikë më shumë se Kukësi, do të duhej të mos mundeshin me Partizanin. Pikërisht, barazimi i djeshëm mund të jetë pika e artë edhe e titullit.

LLOGARITË E TIRANËS

Për llogari, duke konsideruar që Kukësi i merr pikët e plota në këto katër ndeshje që i kanë mbetur, atëherë si mund të dalë kampion Tirana? Me gjashtë pikë. Në tri ndeshjet e mbetura, Tirana ka vetëm një transfertë, atë në Laç. Dy ndeshjet e tjera janë përballja e radhës në kryeqytet me Flamurtarin dhe e fundit sërish brenda me Bylisin.

E nëse flasim për ekipin që kërkon titullin kampion, atëherë për të ngritur trofeun e 25-të zyrtar në kampionat, bardheblutë do të duhet të bëjnë vetëm detyrat e shtëpisë. Aktualisht Tirana ka 66 pikë, e nëse merr edhe gjashtë të tjera, do ta mbyllte sezonin me 72 të tilla. Kukësi momentalisht ka 59 pikë, dhe nëse shton edhe 12 në total nga katër sfidat e mbetura, atëherë mund ta përfundojë edicionin me 71 pikë dhe me një më pak sesa kryeqytetasit.

PIKA PËR KAMPION

Të gjitha llogaritë e mësipërme bëhen duke qenë se bardheblutë kanë marrë dje një pikë. Jo vetëm kaq, por edhe pa ia llogaritur transfertën kurbinase. Që do të thotë se Tirana pas ndeshjes së radhës me Flamurtarin do të luajë në Laç dhe në rast të dy fitoreve radhazi, do ta hapte shampanjën në fushën e kurbinasve.

Teorikisht Partizani ishte malorja e madhe për Tiranën dhe shpresa edhe më e madhe për Kukësin: që të mund të qëndronte në garë më pranë përmbysjes fantastike. Tanimë për verilindorët sfida e sotme do të jetë dyfish e vështirë. Do të duhet të mposhtin mërzinë që Tirana mori atë që deshi në përballjen derbi, dhe së dyti, në “Elbasan Arena” duhet patjetër që të dalë me 3 pikë përballë Teutës së vendit të tretë.

ECURIA E KUKËSIT

Në të kundërt, nëse distanca mbetet qoftë edhe gjashtë pikë (barazon Kukësi ndaj Teutës), Tiranës i duhen minimalisht edhe katër pikë në tri ndeshjet e mbetura. Në rast humbjeje të Kukësit ndaj Teutës, distanca mbetet shtatë pikë, atëherë duke konsideruar nëntë pikë të verilindorëve në tri ndeshjet e fundit, bardhebluve u duhen vetëm 3 pikë në tri ndeshjet e mbetura.

Related posts

NUK DO TË JENI DAKORD/ Henry zgjedh golin më të mirë të karrierës së Messit (VIDEO)

Isa.Autor

Skedina e ditës/ BEFASUESE, ja si del Gjermania sipas ekspertëve (FOTO)

Isa.Autor

ZBULON PRAPASKENËN/ Sulmuesi Osimhen: Më kërkoi Interi dhe Juventus, dua të luaj në…

Delo.autor

Leave a Comment