Futboll Premier League Sport

E PAZAKONTË/ SHAQIRI mund të mos udhëtojë në SERBI, ja arsyeja BEFASUESE…

Xherdan Shaqiri mund të mos udhëtojë me ekipin e tij, Liverpool-in në përballjen ndaj Crvena Zvezda-s në Beograd. Ndeshje e vlefshme për Ligën e Kampionëve që do të luhet më 24 tetor. Goal.com i ka kushtuar një artikull këtij rasti, për shkak marrëdhënieve të tensionuara që ka Kosova (atdheu i lojtarit) me fqinjët, Serbët. 27-vjeçari u ndëshkua nga FIFA së bashku me shokun e tij, Granit Xhakën pas festimit me simbolin e shqiponjës, të golave që realizuan në sfidën ndaj Serbisë në Botërorin “Rusi 2018”. Festim që serbët e cilësuan provokim ndaj tyre dhe FIFA vendosi t’i gjobisë nga ana monetare. Kjo është edhe arsyeja që lojtari mund të mos udhëtojë me skuadrën angleze për të luajtur në këtë takim. Megjithëse, trajneri Jurgen Klopp është i fokusuar tek ndeshjet dhe jo ana ‘politike’. Shaqiri është shumë i rëndësishëm për të dhe do ta ketë të vështirë që të mos e grumbullojë për atë sfidë.

Xherdani mban në këpucët e tij flamurin e Zvicrës dhe atë të Kosovës, një tjetër ‘provokim’, siç konsiderohet nga pala serbe. I pyetur nga mediat për këtë temë, ai refuzoi të komentonte. Duke kujtuar incidentin e tmerrshëm që i ndodhi kombëtares shqiptare në Beograd vite më parë, edhe klubi anglez mund të ndërmarrë masa për këtë takim, pasi mund të jetë me rrezik për lojtarin e tyre me origjinë kosovare. Por, natyrisht nuk kemi dyshime që Shaqiri do të dojë të zbresë në atë fushë dhe të shënojë një tjetër gol. Këtë herë, nuk do të festojë më shqiponjë. Edhe drejtori sportiv i Crvena Zvezdes pranoi se Shaqiri do t’i nënshtrohet një presioni të madh psikologjik.

“Nuk e di nëse do të jetë i gatshëm të luajë në Serbi, në këto kushte, kështu që dyshoj shumë se ai mund të vijë”- tha ai.

Related posts

Enrique Cerezo: Atletico Madiridit nuk është e interesuar për Dybalan

Sadik.Autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA ITALIA/ Inter-Juventus gati për shkëmbimin e bujshëm…

Delo.autor

E ARDHMJA E YLLIT TË TOTTENHAMIT/ Sulmuesi kërcënon: Do të luaj vetëm ku të jetë ai trajner

Delo.autor

Leave a Comment