Futboll Premier League Sport

SHOKON LEGJENDA ANGLEZE/ Për sa kohë të jetë MOURINHO, Rashford nuk do të…

Marcus Rashford nuk do të jetë kurrë sulmuesi kryesor i Manchester United, pretendon Alan Shearer. 20-vjeçari zakonisht është përdorur si një sulmues anësor te Djajtë e Kuq, sidomos nën drejtimin e Jose Mourinho-s, megjithëse ka pranuar gjithmonë se pozicioni i tij i preferuar është qendra e sulmit.

Shearer, golashënuesi më i mirë i Premier League me 260, beson se Rashford ka potencialin për të qenë një nga sulmuesit më të mirë në botë por është e pamundur të ndodhë nën drejtimin e Mourinho-s tek United.

“Për sa kohë Lukaku të jetë në gjendje të mirë fizike, Rashford nuk do të luajë asnjëherë si qendërsulmues në Old Trafford,” shprehet ish-sulmuesi i Anglisë për The Sun. “Për sa kohë që Mourinho të jetë trajner, nuk do të ketë dy sulmues përpara. “Edhe nëse Lukaku nuk do të luante, më shumë mundësi për të luajtur ka Alexis Sanchez se sa Rashford.”

Related posts

SULMON ASHPËR MODELEN/ Wanda: Ke nevojë për hartë që të dish kush është ku*va që i dërgon foto të martuarve

Delo.autor

BESIMI TE EKIPI/ Ancelotti: PSG mund ta fitojë Ligën e Kampionëve

Isa.Autor

ZYRTARE/ UEFA anulon për shkak të koronavirusit kompeticionin e madh europian…

Delo.autor

Leave a Comment