Futboll La Liga Sport

ÇËSHTJE MARKETINGU/ ROBINHO tregon pse e shiti REALI për një shifër REKORD 

Karriera e Robinho-s vazhdon të qarkullojë nëpër botë dhe bota vazhdon të rrotullohet rreth karrierës së Robinho-s. Braziliani ka dhënë një intervistë revistës “FourFourTëo”, në të cilën ai i përgjigjet pyetjeve nga lexuesit për përvojat e tij në ekipet e ndryshme ku ai ka luajtur. Dhe, natyrisht, Real Madrid luan një rol udhëheqës në histori.

Pse shkove te City dhe jo tek Chelsea?

“Qëllimi im ishte që të shkoja te Chelsea. Scolari më tha se do të bënte një ndryshim në ekip për t’i hapur vendin. Por, Real Madrid u kap keq me ta. Nuk iu pëlqente që Chelsea të shiste fanella me emrin tim. Jam i sigurt se kjo ishte ajo që i bëri negociatat të dështojnë, ishte një çështje krenarie për Real Madridin. Mbi të gjitha Chelsea luante në Champions dhe City jo”.

A ju vjen keq për largimin nga Madridi?

“Unë nuk pendohem për largimin nga Madridi, por mua më vjen keq se pse përfundoi çdo gjë keq kur u largova nga Madridi. Ishte klubi që më hapi derën dhe më ofroi një mundësi për të pushtuar Evropën. Ndoshta mënyra se si kam luftuar për t’u larguar ka fshirë kujtimet e mira që kisha me ekipin. I ndihmova ata të shpalleshin kampionë dhe unë mendoj se kam luajtur mirë. Por, isha i vendosur për t’u larguar sepse kisha temperament shpërthyes”.

Pse zgjodhe Madridin dhe jo Barçën?

“Mund të duket e vështirë, por jo, Madridi ishte klubi që tregoi interesin më të madh, të dyja klubet janë të mëdha dhe kanë tifozë në mbarë botën, por kur Real-i u interesua për mua, pashë se ata kishin një grup të madh brazilianësh në skuadër dhe trajneri ishte Vanderlei Luxemburgo, pse të shkoja në Barcelonë?”

Marrëdhëniet me Capello-n..

“Unë kam qenë në gjendje për të luajtur me të gjithë trajnerët e mi në Madrid, kur erdhi Capello, për disa arsye, ndoshta për shkak të moshës sime, kam qenë në stol nuk mund të ankohem. Ai ishte trajneri dhe ishte vendimi i tij, por nuk isha i kënaqur me rolin e zëvendësuesit dhe duke luajtur jashtë pozicionit”.

Beckham

“Ai ishte gjithmonë me brazilianët, ka qenë pjesë e grupit tonë në fakt. Spanjollët ishin xheloz, sepse ai fliste më shumë portugalisht se spanjisht. Kështu që kam kaluar më shumë kohë me ne. Është një person shumë i përulur, lojtari që kam njohur më shumë që i kishte gjithnjë këmbët në tokë, është e pabesueshme”.

Related posts

NJË PËRBALLJE TEPËR E TENSIONUAR/ Raste të shumta shënimi, Luftëtari dhe Bylisi ndajnë pikët

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Kosovë-Angli. Rezultati 0-4

Delo.autor

“ICARDI DIVORCON WANDA NARAN, E TRADHËTOI ME…”/ Fabrizio Corona turbullon ujrat në klubin “Zikaltër”

Delo.autor

Leave a Comment