Albanian Stars Futboll

Dëmtohet Da Silva, shans për Sadikun te Legia e Varshavës

Nga një lojtar në rrugën e largimit, në alternativën e vetme të vlefshme. Situata e Armando Sadikut te Legia e Varshavës ndryshoi plotësisht në harkun e pak orëve. Shkak u bë miqësorja me ekuadorianët e Barcelonës, në turneun “Florida Cup 2018”, që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Blerja e bujshme e Legias, sulmuesi Eduardo Da Silva, u dëmtua në debutim, me situatën e ish-lojtarit të Arsenalit dhe përfaqësueses së Kroacisë që sipas mjekëve është mjaft serioze.

Lëndimi i 34-vjeçarit ishte nëj shans për Armando Sadikun që zbriti në fushë në pjesën e dytë të miqësores dhe ishte protagonist në të gjitha manovrat ofensive të skuadrës më të madhe polake. Me ekipin që në 45 minutat e para po humbiste 3-1, aktivizimi i sulmuesit kuqezi i dha një impuls të ri lojës, me Legian që shkurtoi shifrat në 3-2, e megjithatë në fund nuk arriti të evitonte humbjen.

Pavarësisht rezultatit, paraqitja e Sadikut konfirmoi atë që presidenti i klubit nga Varshava kishte thënë pak ditë më parë: që pavarësisht konkurrencës së fortë, “bomberi” shqiptar nuk ka ndërmend të dorëzohet dhe do të luftojë për vendin e tij në formacion, në sezonin ku Legia pretendon të rikthehet te titulli kampion.

Related posts

SHERR MES SKUADRAVE PAS NDESHJES/ Federata e Kosovës dënon trajnerin Devolli dhe Drenicën

Delo.autor

Kampioni i botës me ITALINË/ Nuk kam për të DREJTUAR KURRË në Serinë A

Isa.Autor

“RUSI 2018″/ Franca kampione e botës në FUTBOLL, Kroacisë nuk i mjafton zemra

Isa.Autor

Leave a Comment