Bundesliga Futboll

Rummenigge: Jupp Heynckes duhet të qëndrojë

Me rikthimin e Jupp Heynckes, Bayerni i Mynihut ka rigjetur ritmin. Vendi i parë në klasifikimin e Bundesligës dhe ecuria e mirë në Champions League janë sinjale që bavarezët e kanë kaluar krizën e fillimsezonit dhe tashmë po mendojnë për objektiva të rëndësishëm.

Fitorja 3-1 në transfertën e Leverkusenit është një konfirmim i qartë se ecuria fantastike në muajt e fundit nuk është thjesht fat, Bayerni i Mynihut është rikthyer i frikshëm. Faktet janë të qarta, Jupp Heynckes duket se po ridimensionon grupin aktual, pavarësisht probemeve të shumta me dëmtimet.

Në këtë mënyrë, jo vetëm rezultatet, por edhe puna e njeriut të tre titujve në vitin 2013 po tërheq gjithmonë e më shumë vëmendjen e drejtuesve të klubit, që duhet të zgjidhin me çdo kusht një problem të madh. Heynckes ka një kontratë që i skadon në fund të sezonit dhe disa herë ka shprehur bindjen se nuk dëshiron të vazhdojë më tej, prandaj në rrugën e klubit del detyra e vështirë për ta bindur trajnerin të vazhdojë punën për të paktën edhe një sezon.

Administratori i deleguar, Karl-Heinz Rummenigge shprehet se po punon për ta bindur Heynckes të vazhdojë projektin. “Ne dëshirojmë që të vazhdojë dhe do të luftojmë për ta bindur. Nëse do të jetë e pamundur dhe do të kërkojë të largohet, atëherë pa dyshim zëvendësuesi i tij do të jetë gjerman”, thekson Rummenigge.

Related posts

TEUTA-SKËNDERBEU/ Të dyja skuadrat do të kërkojnë me çdo kusht fitoren (FOTMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Tensionet/ Juventus përfiton nga situata kaotike në Milan, gati oferta për Donnarumman

Q.Autor

E RËNDË/ Portieri argjentinas MASAKROHET me THIKË, ARRESTOHET sulmuesi 

Isa.Autor

Leave a Comment