Futboll Premier League Sport

E ardhmja në dyshim/ Fenerbahce gati të transferojë mesfushorin e Arsenal

Mesa duket ditët e Mesut Ozil tek Arsenal janë të numëruara teksa gjigantët turk të Fenerbahce-s janë duke u përgatitur për transferimin shokues të mesfushorit në janar.

29-vjeçari nuk e ka të sigurt të ardhmen e tij në Emirates, pasi nuk ka arritur të përshtatet mirë me skemat e trajnerit të ri Unai Emery.

Ozil firmosi një kontratë me vlerë 400,000 euro në javë në fund të sezonit të kaluar, por nuk ka shfaqur nivelin që duhet të shfaqte për rrogën marramendëse që merr.

Fenerbahce tani ka dalë si kandidati kryesor për firmon e Ozil në janar teksa do të tentojë të përfitojë nga pasiguria që është aktualisht për të ardhmen e tij.

Sipas turqve të Fotomac, Fenerbahce është në krye të garës për turkun, por edhe Manchester United thuhet se është duke monitoruar situatën.

Do të duhej një ofertë rreth 50 mln euro për të bindur Arsenal të heqë dorë nga fantazisti gjerman.

Related posts

Statistika/ Asnjë ekip nuk ka fituar kaq shumë me shtesa sa Kroacia, “Gjelat” kanë arritur më…

Isa.Autor

SUPERSFIDA E SERISË A/ Situata përpara derbit, ja kush janë dy rikthimet që e qetësojnë Gatuzon

Isa.Autor

DALIN DETAJE/ Vinicius: Në Real Madrid apo në kombëtare, dua të luaj me Neymar (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment