Futboll Seria A Sport

PO LUAN DOBËT/ Balotelli i skandalizoi drejtuesit e Nice, peshonte 100 kg

Kontestimet për (mbi)peshën e Mario Balotellit vazhdojnë në Francë. Pas kritikave të Arrigo Sacchi dhe Zibi Boniek për formën e tij të dobët me kombëtaren italiane, në ndeshjen kundër Polonisë, “L’Equipe” ka zbuluar sot se sulmuesi axurr i ka tërbuar krerët e Nice, pas kthimit nga pushimet me një mbipeshë të konsiderueshme.

Sipas këtij informacioni, peshorja shënoi 100 kilogramë, kur italiani u ngjit në të. Një shifër shumë më e madhe se pesha optimale e një personi të moshës dhe lartësisë së tij, edhe më shumë në rastin e një sportisti elitar, i cili duhet të jetë në mes të 75 dhe 85 kilogramëve, më së shumti.

Sipas “L’Equipe”, trajnerët fizikë të Nice e vunë në punë që nga momenti i parë, për ta kthyer në një fizik më profesional, diçka që duket se nuk është arritur ende.

Related posts

TËRHOQI VËMENDJEN E KLUBEVE TË MËDHA/ Roma nuk e lëshon Nicolo Zanilon, ja oferta e “çmendur”

Delo.autor

YAMAL ZBRET NGA FRONI DYSHEN MESSI-RONALDO/ Vendos rekord në shitjen e fanellave

F.autor

“DY SKUADRA QË MUND TË FITOJNË KAMPIONATIN”/ Capello: Inter mbetet favoriti im, për titullin lufton me Juventus

Delo.autor

Leave a Comment