Futboll Seria A Sport

MILANI MERR FORMË/ Ivan Gazidis, emri i duhur për postin e administratorit

Me Milanin që po i shkon milanistëve, i vetmi pozicion vakant te klubi kuqezi është ai i administratorit të deleguar. Në të kaluarën, është mbajtur për një kohë të gjatë nga Adriano Galliani, ndërkohë sot funksioni kryhet përkohësisht nga presidenti Paolo Scaroni.

Emri më i përfolur për të marrë këtë detyrë është ai i drejtorit ekzekutiv të Arsenalit, Ivan Gazidis, i cili është shumë pranë kalimit te klubi italian. Gazidis, në të kaluarën, ka mbajtur postin e zëvëndëskomisarit në Major League Soccer, e prej 10 vitesh është te skuadra londineze. Shumë shpejt Milani do të takohet me UEFA, për të diskutuar në lidhje me Fair Play Financiar, e do të ishte më se e nevojshme prania e një administratori, që do të merret pikërisht me pjesën administrative dhe financiare.

Pavarsisht se nuk ka një të shkuar milaniste, si Leonardo e Maldini, Gazidis ka vërtetuar se është një njeri shumë i zoti. I lindur në Johanesburg të Afrikës së Jugut, më pas i diplomuar për ligj në Oxford, ka arritur të rrisë shumë të ardhurat e Arsenalit, që renditet te gjashtë klubet me më shumë fitime në Europë. Me ardhjen e Gazidis, mund të zhbllokohet dhe mbërritja e një tjetër figure të njohur për kuqezinjtë, Umberto Gandini, i cili ka qenë për 23 vite drejtor teknik tek 7 herë kampionët e Evropës.

Related posts

NISIN NEGOCIMET TEK INTER/ Marotta i gatshëm të sakrifikojë 2 yjet e skuadrës për brazilianin Lincoln

Isa.Autor

U transferua me bujë në Angli/ Kaleb EKUBAN jashtë planeve të trajnerit argjentinas

Isa.Autor

AEL LIMASOL NISET DREJT SHQIPËRISË/ Kundërshtarët e Vllaznisë kujdesen në maksimum për… look-un (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment