Futboll Seria A Sport

E kritikoi Aubameyang/ Kombëtarja afrikane shkarkon trajnerin e njohur spanjoll

José Antonio Camacho është shkarkuar nga posti i tij si trajner i Gabonit, sipas disa mediave lokale, të cilave iu referohen mediat spanjolle. Gazeta “Gabon Media Time” njoftoi vendimin e federatës lokale për ta shkarkuar trajnerin e njohur spanjoll si rezultat i rezultateve të dobëta të “Panthers” në kohët e fundit.

Në fakt, Camacho si trajner i Gabonit ka marrë vetëm 2 fitore në 17 ndeshje të luajtura. Dy rezultatet e fundit të dobëta, një barazim kundër Burundit dhe një humbje kundër Malit, në fazën e kualifikimit për Kupën e Afrikës, kanë qenë shkaktari që Camacho të largohet nga posti.

Trajneri spanjoll, gjithashtu, nuk pati fat vitin e kaluar, kur e udhëhoqi Gabonin në Kupën e Afrikës si mikpritës i turneut, sepse nuk shkoi përtej fazës së parë. Në ditët e fundit, Camacho ishte bërë titull mediash për shkak të kritikave që kishte marrë nga ylli i tij, lojtari i Arsenalit, Aubameyang, për “mungesën e përfshirjes në ekipin kombëtar”.

Related posts

I SHTANG TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Cassano: Ronaldo rrezikon pezullimin 2-vjeçar

F.autor

Real Madridi dëshiron një portugez, PSG e rivalizon

Sadik.Autor

U BASHKUA ME TIRANËN NË STËRVITJE/ Flet Uinful Kobina: Duam të zhvillojmë një sezon të…

Delo.autor

Leave a Comment