Futboll La Liga Sport

REFORMIMI I AKADEMISË “LA MASIA”/ “Nëse vazhdojmë kështu, do të përfundojmë si MILANI”

Me besimin se klubi ka nevojë urgjente për ndryshim në aspektin e menaxhimit, Victor Font kërkon të bëhet presidenti i ri i Barcelona-s dhe ai është gati të rrezikojë duke akuzuar bordin aktual të drejtuesve për keqtrajtimin e akademisë së famshme La Masia.

Dikur ishte klubi që lakmohej më shumë nga të gjithë, por Font është i pakënaqur me punën e bërë me të rinjtë në La Masia, aty ku ka vite pa u prodhuar një talent që të depërtojë në ekipin e parë.

“Nuk mendoj se La Masia është sëmurë,” shprehet ai.

“Por shumë njerëz përgjegjës për stërvitjen e lojtarëve që dinë modelin e mënyrën e punës në klub, janë larguar. “Për t’u siguruar që La Masia të prodhojë lojtarë në mënyrë konstante, duhet të kujdesesh mirë për të, jo vetëm sa për të larë gojën.

“Në vitet e fundit ka pasur trajnerë që nuk i përshtaten profilit të Barcelona-s. Kështu që duhet të bëhen rregullime, dhe duhet të punësohen njerëz që njohin modelin e Barcelona-s.

“Në vitet e fundit klubi nuk është menaxhuar në mënyrë profesioniste. Dhe nëse vazhdojmë kështu do të përfundojmë si Milan.”

Related posts

PËR HERË TË PARË NË HISTORI/ Një volejbolliste shqiptare luan në finalen e Champions

Delo.autor

NIS FAZA E DYTË PËRGATITORE/ Inzaghi grumbullon 3 shqiptarë tek Lazio, ja emrat

Delo.autor

Giro d’Italia/ Yates njeriu për t’u mundur, Aru e Froome nuk mund të gabojnë më

Sadik.Autor

Leave a Comment