Futboll La Liga Sport

MESSI apo RONALDO? TEVEZ ka një përgjigje briliante që i vë “kapakun” diskutimit

Cili është lojtari më i mirë i kësaj gjenerate; Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo? Kjo është pyetja që kanë të gjithë tifozët e futbollit në dekadën e fundit.

Megjithatë, kjo pyetje ka padyshim një përgjigje, e cila varet nga personi që pyet. Opinioni i lojtarëve që kanë luajtur me të dy, ka me të vërtetë interes. Angel di Maria, Gerard Pique, Henrik Larsson kanë pasur fatin që të ndajnë dhomën e zhveshjes me Messin dhe Ronaldon gjatë karrierës së tyre. Gjithashtu është edhe Carlos Tevez, i cili përgjatë dy viteve tek Manchester United ka qenë pranë portugezin, ashtu si kurse edhe afër Messit te Kombëtarja e Argjentinës. Ai ka vënë në diferencën e madhe që ekziston mes dy lojtarëve.

“Messi? Unë nuk e kam parë atë në palestër, apo të bëjë ushtrime. Është e gjitha talent tek ai. Po, Messi përgatitet për penalltitë. Ronaldo? Ai ishte gjithmonë në palestër pas stërvitjes; ai ishte i fiksuar që të ishte më i miri në gjithçka. Kur stërvitja fillonte në 9 të mëngjesit, unë shkoja në 8 dhe ai ishte aty, edhe kur unë shkoja në 7:30, ai ishte sërish aty. Kështu pyetja veten: Si mund t’ia kaloj këtij djali? Një ditë, shkova në orën 6, por ai ishte aty. Në gjumë, por ishte”, u përgjigj Tevez.

Messi është një nga lojtarët më të mirë në botë falë talentit të tij, e ndërsa Ronaldo ka arritur majat pas një pune shumë intensive.

Related posts

PANIK PËR CASSANON/ Ish-sulmuesi shtrohet në spital prej COVID-19 edhe pse…

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Ventspils-Luftëtari, shënohen dy gola të shpejtë (VIDEO)

Isa.Autor

RENDITJA/ Kukësi dhe Partizani në ndjekje të Skënderbeut, Luftëtari e bën sefte (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment