Futboll Premier League Sport

Boateng konfirmon/ I thash “JO” Mourinhos, në TELEFON për këtë arsye

Mbrojtësi i Bayern-it të Mynihut, Jerome Boateng ka konfirmuar se edhe Manchester United edhe PSG-ja kanë qenë të interesuar për të këtë verë, madje ka pranuar se ka folur personalisht me Mourinhon në telefon duke i refuzuar ofertën në telefon.

30 vjeçari ka konsideruar mundësinë e largimit nga Allianz Arena pas shtatë vitesh, duke menduar për sfidat e reja jashtë Bundesligës kështu bavarezët ishin të hapur për oferta.

Boateng ka thënë në një intervistë për Bild se i ka marrë parasysh të dy ofertat edhe të PSG-së edhe të Manchester United.
“Kisha oferta nga Paris-Saint Germain dhe Manchester United, i mora parasysh. Jo sepse doja të largohesha nga Bayern-i, por sepse doja të përballesha me sfida të reja.”

Mediat gjermane konfirmuan se Boateng kishte informuar trajnerin e Man United se nuk dëshironte të rikthehej në Manchester, ku ka luajtur për rivalët e Cityt në sezonin 2010-2011.
“E telefonova Jose Mourinho-n dhe i thash që interesi i tij më nderon dhe e falënderoj që mendoj për mua. Por gjithashtu i shpjegova arsyet e mia për mos bashkimin me ata. Është vështirë të largohesh nga Bayern-i.”

Related posts

SERIE A/ Roma me 10 lojtarë shkatërron Chievo-n (VIDEO)

Sadik.Autor

“BIE MENJËHERË NË TOKË”/ Legjenda e UFC s’e harron zakonin e vjetër, përsëri sherr në një klub nate (VIDEO)

Delo.autor

KËRKOI ME NGULM PËR TË ZËVENDËSUAR GIAMPAOLON/ Ja pse dështoi Milani për të marrë Spallettin

Delo.autor

Leave a Comment