Futboll Sport

Roma i hakmerret Barcelonës për Malcomin, e mposht me lehtësi

Roma e ka mposhtur Barcelonën 4-2 në një ndeshje të turneut përgatitor parasezonal, International Champions Cup, të mërkurën në Arlingon të SHBA-së.

Romakët iu hakmorën në njëfarë mënyre Barcelonës, duke e mposhtur 4-2 në “AT&T Stadium” në Arlington, për mënyrën sesi ia rrëmbeu nga dora talentin Malcom, i cili iu bashkua katalonasve edhe pse kishte marrëveshje me Romën dhe pritej të zbarkonte në kryeqytetin italian, transmeton Express.

Në fakt, ishte skuadra e Ernesto Valverdes që e nisi furishëm takimi duke gjetur rrjetën e portës së Romës qysh në minutën e pestë, kur Rafinha shënoi pas një kombinimi me El Haddadin.

Reagimi i romakëve të Eusebio Di Francescos erdhi pas gjysmë ore, kur El Shaarawy realizoi gol falë asistit të Justin Kluivertit.

Në fillim të pjesës së dytë, Valverde i bëri gjashtë zëvendësime, duke futur në lojë lojtarë të rinj, para se Malcom të shënonte për ta kthyer epërsinë e Barçës në minutën e 49-të, dhe golin e tij të parë në fanellën e klubit katalonas.

Di Francesco i bëri plot nëntë zëvendësime, të cilat patën ndikimin e vet, pasi Roma shënoi tri herë brenda dhjetë minutave për ta përmbysur Barcelonën.

Së pari Florenzi e pastaj Cristante dhe Perroti realizuan për skuadrën nga kryeqyteti i Italisë për fitoren 4-2.

Kështu duket tabela e International Champions Cup pas kësaj xhiroje.

Related posts

PAS BARAZIMIT ME WEST HAM/ Klopp: Vuajtëm në goditjet standarde, ne duhet të…

Delo.autor

NDODHTE 19 VJET MË PARË/ Kur Ronaldo qante dhe Buffon tallej, Lazio i hoqi titullin Inter-it dhe ia dha… (VIDEO)

Delo.autor

Dovizioso “fluturon” në pistën e Brno, në vijën e parë edhe Rossi e Marquez (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment