Futboll Sport

I ABONUAR ME GAFAT/ Karius “çmend” turket… të paktën ka sukses në një fushë

Ish-portieri Liverpool-it, Loris Karius po “çmend” femrat turke, e këtë e ka pranuar vetë duke thënë se është rritur interesi nga gjinia femërorë qëkur është bashkuar me Besiktasin. Portieri 25 vjeçar është ndryshe nga “prototipat turk”, bjond me flokë të gjatë, sigurisht që të qenurit ndryshe tërheq dhe portieri po shijon të qenurin në qendër të vëmendjes.

Në një intervistë për Fanatik, ai ka thënë: “E dua Bosforin, vërtet dua të jetoj në një vend me pamje nga deti.”

Më pas ai ka folur për marrëdhënien që ka me tifozerinë e Besiktas-it: “Nuk kisha kaq shumë tifoze në Angli, këtu shumica janë femra. Kudo që shkoj nëpër Stamboll , më njohin dhe më kërkojnë autografe.”

Ai nuk rresht së postuari në rrjetet e tij sociale duke nënkuptuar sa shumë po e pëlqen “shtëpinë e tij të re”. Pas barazimit 1-1 me Bursaspor, Karius do të përballet të shtunën me Malatyasporin.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Southampton-Liverpool, mbyllet pjesa e parë. Rezultati

Delo.autor

“LEGJEONARËT”/ Kololli vazhdon shkëlqimin në Zvicër, Boshti me Alitin funksionon mrekullisht (VIDEO)

Delo.autor

Milani pritet të nënshkruajë me një sulmues të madh

Sadik.Autor

Leave a Comment