Futboll Premier League Sport

Legjenda e Liverpulit vlerëson SHAQIRIN: Zëvendësues i SALAH? Mendoj se ai…

Xherdan Shaqiri u transferua në këtë merkato verore te skuadra e Liverpulit ku debutoi në mënyrë mjaft të mirë dhe rrëmbeu shumë shpejt zemrat e tifozëve të “The Reds”. Për lojtarin me origjinë shqiptare ka folur edhe një nga legjendat më të mëdha të klubit, Xhimi Karraeger i cili e ka vlerësuar shumë futbollistin.

“Shaqiri do të ketë një ndikim te Liverpuli. Ai ndikoi direkt sapo hyri në lojë kundra Leisterit” – tha fillimisht Xhimi Karrager. Ai bëri diferencën ndaj Leisterit, dhe luan rregullisht me Kombëtaren e Zvicrës. Ai është një blerje e shkëlqyer për Liverpulin. Shaqiri është lojtar me mjaft eksperiencë, ka luajtur për shumë klube të mëdha” – përfundoi legjenda e Liverpulit.

“Nëse Salah del jashtë, a do ta zëvendësojë ai? Nuk mendoj se do ta zëvendësoj si startues, por mendoj se si zëvendësues patjetër që po.”

Related posts

ZBULOHET PRAPASKENA E BUJSHME/ Gazeta angleze ”hedh bombën”, Manchester United kërkon shërbimet e Kumbullës

Delo.autor

DERBI I ANGLISË/ Pas një asisti “MAGJIK” nga Fernandes, Martial ndëshkon Cityn (VIDEO)

Delo.autor

LAJM I TRISHTË/ Ndërron jetë ish-arbitri i njohur i futbollit shqiptar

F.autor

Leave a Comment