Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ MODRIÇ kërkon të bashkohet me INTERIN në janar, zikaltërit kanë të drejtë të…

Luka Modriç është përfolur shumë në merkaton e verës, sikur do të bashkohej me Interin, mirëpo diçka e tillë nuk ndodhi. Megjithatë zikaltërit kanë të drejtë të vazhdojnë të besojnë në këtë lajm, pasi ditën e sotme “Sport Mediaset” raporton se lojtari tashmë ka shprehur hapur dëshirën e tij për t’u transferuar te 18 herë kampionët e Italisë.

Gjithçka do të vendoset në merkaton e janarit. Kujtojmë që në këtë sezon, deri më tani Modriç me Real Madrid e ka nisur nga stoli dhe është inkuadruar në fushën e lojës vetëm në pjesën e dytë. Ndoshta trajneri Julen Lopetegui mund ta bëjë diçka të tillë që lojtari të arrijë formën e tij maksimale, por kjo ide bie poshtë, pasi mbrëmjen e djeshme mesfushori në ndeshjen e Nations League ku Kroacia luajti me Spanjën, 32 vjeçari ishte në formacion që nga minuta e parë.

Kjo mund të thotë se në kampin madrilen mund të ketë diçka që nuk shkon dhe gjeniu i mesfushës dëshiron ta mbyll aventurën e tij në Madrid dhe të bashkohet me zikaltërit. Gjithsesi për të parë diçka më konkrete, duhet të presim ditët në vijim.

Related posts

E DUAN TË GJITHË/ Për Martial futen në garë edhe rekordmenët gjerman

Isa.Autor

INTER-TORINO/ Falë gabimit të Sanchez, Zaza zhbllokon sfidën ndaj “Zikaltërve” (VIDEO)

Delo.autor

NUK NDODH VETËM NË SHQIPËRI/ Pranë tragjedisë, ndeshja në Angli shtyhet prej tifozit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment