Futboll Seria A Sport

PO SHKËLQEN/ Argjentinasi e thotë hapur: Do të doja të rinovoja me MILANIN

I pranishëm në hapjen e “Bistrot” nga “Fourghetti Casa Milano”, mesfushori i kuqezinjve, Lucas Biglia, foli për të ardhmen e tij në mikrofonat e “Sky Sport”. “Unë do të doja të rinovoja kontratën, – tha argjentinasi. – Ndihem mirë, jam përshtatur pas një viti të vështirë. Gjithashtu, ndihem mirë në lidhje me shokët, të cilët më kanë dhënë besim”.

Për përshtatjen e tij është i rëndësishëm roli i Gattusos: “Marrëdhënia me trajnerin është e mirë. Mundohem të bëj atë që ai kërkon për gjithë ekipin. Ndihem më i integruar, – vazhdoi ish-lojtari i Lazios. – Synimi pas Kupës së Botës është të rigjej veten me Milanin.

E falënderoj klubin, sepse ishte afër meje në momente të vështira. Prandaj, dua të jap gjithçka në çdo lojë. Duhet të falënderoj trajnerin dhe stafin për mbështetjen dhe punën e tyre. Sa për objektivat sezonalë, nuk kam dyshime. Ne duhet të besojmë në veten tonë dhe të mendojmë për Ligën e Kampionëve”.

Related posts

LIVE/ Derbi i Londrës: Mbyllet ndeshja Tottenham-Arsenal. Rezultati 2-0

Delo.autor

ZYRTARE/ E kërkonin disa klube, talenti Ademi vendos për të ardhmen. Ja skuadra ku do të luajë…

Delo.autor

TIRANA-PARTIZANI/ Kapitullon skuadra e Sormanit, Ernest Muçi “hipotekon” fitoren (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment