Futboll La Liga Sport

DUAN CHAMPIONSIN/ Javë angleze edhe për BARÇËN, luajnë 7 ndeshje në 23 ditë

As skuadra e Ernesto Valverdes nuk do të jetë imune ndaj javëve angleze pas pushimit prej kombëtareve. Barcelona është mësuar me ngarkesën pas ndeshjeve ndërkombëtare, por katalanasit i pret një maratonë e vërtetë këtë muaj ku do të luajnë 7 sfida në 23 ditë. Pas katër ditëve pushim për lojtarët që nuk luajtën me përfaqësueset e tyre, ata u rikthyen nën urdhrat e Valverdes, i cili takoi secilin prej tyre personalisht.

Por, në qendrën stërvitore të katalanasve u shfaqën të mërkurën edhe lojtarë të ekipit të parë që janë rikthyer nga detyrimet me përfaqësueset e tyre: portierët Mark-Andre Ter Shtegen dhe Jasper Cilesen. Gjithashtu, në stërvitje ishin edhe Samuel Umtiti, Osman Dembele dhe Luis Suarez.

Valverde është ende pa Malkomin, i cili pas lëndimit të kaviljes në stërvitje javën e shkuar, nuk pritet të jetë gati për ndeshjen kundër Sociedadit këtë fundjavë. Serxhi Samper vuan nga i njëjti dëmtim. Valverde pret vetëm Kutinjon dhe Arturin për ta kompletuar skuadrën. Ata u vonuan për shkak të miqësores së Brazilit ndaj El Salvadorit mëngjesin e së mërkurës. Vidal, Buskets, Roberto dhe Rakitiç ishin në Barcelonë që dje, por nuk u stërvitën.

Related posts

LEVANTE-REAL MADRID/ “Los Blancos” kalon sërish në epërsi, shënon Bale me 11-metërsh

Delo.autor

Maldini: Gattuso do të rikthejë suksesin tek Milani

Q.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Manchester United-Chelsea. Nis pjesa e dytë

Delo.autor

Leave a Comment