Futboll Seria A Sport

SKANDALI NË FUTBOLLIN ITALIAN/ Ndryshon renditja e Serisë A, këtij SUPER ekipi i hiqen pikë

Chievo ia doli të evitonte përjashtimin nga kampionati këtë verë, duke e zvarritur gjyqin ku akuzohej për manipulim bilancesh, por Federata Italiane e Futbollit nuk është ndalur dhe ka depozituar sërish kërkesë për dënimin e klubit veronez.

Bëhet fjalë për dhjetëra shkëmbime lojtarësh me vlera fiktive, të fryra artificialisht, duke bërë që të ndryshojnë totalisht bilancet e klubit, aq sa shihje vlerësime skandaloze, me lojtarë 16-17 vjeç të cilëve u vendosej çmim prej disa milionë eurosh, që më pas regjistroheshin në bilanc si arkëtime.

Sot Gjykata në Federatën Italiane ka vendosur: tre pikë penalizim për klubin veronez, që do të duhet ta shlyejë dënimin në kampionatin aktual. Gjithashtu, presidenti Luca Campedelli pezullohet për tre muaj.

Një lajm i shkëlqyer për Chievo-n, po të mendohet rreziku që i kanosej në verë, ndërsa ditët e fundit ishte kërkuar një penalizim prej 15 pikësh në renditje.

Në renditje Chievo mbetet në vendin e fundit, por tashmë me -2 pikë, sepse kishte 1 pikë pas 3 ndeshjeve të para të kampionatit.

Related posts

TIRANA-TEUTA/ Penallti për durrsakët, Hebaj përfiton nga gabimi i Vilës dhe shemb “bardheblutë” (VIDEO)

Delo.autor

SERIE A/ Infermieria e Lazios me lajme të mira për Inzaghin

Sadik.Autor

Pjesa e parë/ Asani ”hedh” Vllazninë në të parën, Kamza dhe Flamurtari nuk prodhojnë asgjë

Sadik.Autor

Leave a Comment