Futboll Seria A Sport

TËRBOHEN TIFOZËT E MILANIT/ Maldini: Gatuzo NUK LARGOHET, Championsi mbetet…

I pranishëm në një darkë bamirësie, por Paolo Maldini nuk harron problemet e Milanit. Në një deklaratë për mediat, drejtori i Zhvillimit Strategjik ka analizuar situatën e skuadrës, duke thënë se:

“Në derbi luajtëm keq, ndaj e kuptoj zhgënjimin e shtuar pas disfatës me Betisin. Ne do të vazhdojmë të besojmë, edhe pse vijmë nga dy humbje. Të mos harrojmë që sezonin e kaluar përfunduam të gjashtët, teksa për këtë vit synojmë të paktën një vend në katërshe, çka do të ishte një përmirësim domethënës.

Takimet me Sampin dhe Xhenoan mund të na japim një shtytje të ndjeshme në klasifikim”. Seria A rezervon surpriza, ndaj 50-vjeçari nuk resht së qenuri optimist për sezonin e “Djallit”. “Interi na mundi në derbi, por ndaj Parmës ishte një skuadër tjetër. Në klub nuk ka asnjë alarm, ndaj Gatuzo mund të vazhdojë të punojë i qetë”.

 

Related posts

Ronaldo vendos një tjetër rekord në Champions

Sadik.Autor

KRYEQYTETI ËSHTË I KUQ/ Partizani triumfon me lehtësi në derbi dhe vulos kapitullimin pa kushte të Tiranës

F.autor

MË SEKSI SE KURRË/ Wanda Nara tërbon fansat me postimin e fundit me format e saj bombastike (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment