Futboll Premier League Sport

Renditja e klubeve në Angli, që shpenzuan më shumë për komisione menaxherësh

Premier League kërkoi nga FIFA që të studionte një mënyrë për klubet, që të ndalonin pagesën e komisioneve për agjentët (menaxherët e lojtarëve), sa herë që të nënshkruhet një kontratë, diçka që qeveria ndërkombëtare e futbollit po përpiqet ta rregullojë prej njëfarë kohe. Ato kërkojnë që lojtarët t’i paguajnë vetë tarifat e përfaqësuesve të tyre, diçka që mund të ndodhë brenda disa sezoneve. Në sezonin e fundit, në Premier League është shpenzuar, midis merkatos së verës 2017 dhe asaj të dimrit 2018 një total prej 211,011,187 paundë, ose 236,515,947 euro në komisionet për ndërmjetës (menaxherë) të marrëveshjeve me lojtarët.

Komisionet për përfaqësuesit e lojtarëve nga secili klub i Premier League

Ekipi Paund Euro
Liverpool 26.793.503 30.036.562
Chelsea 25.143.786 28.187.165
Manchester City 23.475.309 26.316.737
Manchester United 18.002.193 20.181.160
Watford 13.390.605 15.012.651
Everton 12.056.512 13.516.955
Arsenal 10.560.689 11.839.938
Leicester 9.918.530 11.119.992
West Ham 8.387.694 9.403.873
Bournemouth 7.733.988 8.670.970
Newcastle 7.409.760 9.307.461
Swansea 7.317.716 8.204.266
Tottenham 7.173.667 8.042.765
Southampton 6.296.804 7.059.386
Stoke City 6.241.527 6.997.414
Crystal Palace 6.173.622 6.921.286
West Bromwich 4.754.226 5.329.992
Brighton 4.415.325 4.950.048
Burnley 3.299.917 3.699.879
Huddersfield 2.465.815 2.764.680

Nga 20 klubet që luajtën në Premier League sezonin e kaluar ishte Liverpool, që më shumë para shpërndau midis përfaqësuesve të lojtarëve, duke shpenzuar rreth 30 milionë euro. Ndër transferimet e tij më të famshme ishin Virgil Van Dijk dhe Mohamed Salah, të dy pjesë kyçe të ekipit të Jürgen Klopp.

I dyti është Chelsea, me pak më shumë se 28 milionë euro. Gjatë këtij sezoni, nënshkrimi më i shtrenjtë që bëri ekipi londinez ishte spanjolli Alvaro Morata. I treti pozicionohet Manchester City, i cili harxhoi më shumë se 26 milionë euro në formë komisionesh për agjentë të lojtarëve. Aymeric Laporte ishte transferimi më i shtrenjtë, edhe Danilo ishte, gjithashtu, në mesin e tyre. Huddersfield ishte klubi që ka paguar më pak në këtë drejtim, 3 milionë euro.

Sipas “Times”, nga 541 transaksione gjithsej, që u kryen në Premier League, 426 janë bërë me ndërmjetës (menaxherë). Manchester City mbylli 52 marrëveshje dhe nga një agjent për secilën prej tyre ndërhyri për të marrë përqindjen e vet. Chelsea realizoi 51 operacione në merkato dhe në 41 prej tyre duhej të paguante një përfaqësues. Klubi, në të cilin kanë marrë pjesë më pak ndërmjetës, është Ëest Ham, për shkak se nga 29 operacione të tij, menaxherët ishin të pranishëm vetëm në 9 prej tyre.

Operacionet e secilit klub në Premier League me ndërmjetës

Ekipi Me ndërmjetës Transferime
Arsenal 21 22
Bournemouth 17 20
Brighton 24 35
Burnley 17 20
Chelsea 41 51
Crystal Palace 11 15
Everton 29 36
Huddersfield 22 25
Leicester 21 27
Liverpool 17 19
Manchester City 52 52
Manchester United 29 33
Newcastle 12 21
Southampton 14 19
Stoke City 33 34
Swansea 12 16
Tottenham 14 21
Watford 14 29
West Bromwich 17 17
West Ham 9 29
TOTAL 426 541

 

Related posts

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Barcelona ëndërron kthimin e bujshëm, Messi “ngrin” katalanasit

Delo.autor

E ARDHMJA E YLLIT ARGJENTINAS MBETET MISTER/ Sulmuesi Icardi do të kthehet në Itali, merret vendimi

Delo.autor

Dramë në “Selman Stermasi”, klubi i njohur kalon në kategorinë e amatorëve

Sadik.Autor

Leave a Comment