Futboll Seria A Sport

“Qyteti i hijeve”/ Napoli shet vetëm PAK bileta për ndeshjen me Fiorentinën

Napoli ka shituar vetëm 12,000 bileta për ndeshjen e së shtunës ndaj Fiorentina-s, pasi çmimet janë dyfishuar në krahasim me sezonin e kaluar. Perenopei do të ndeshet me skuadrën e Stefano Pioli-t ditën e shtunë, por mesa duket San Paolo do të jetë thuajse i shkretë për ndeshjen e dytë të sezonit.

Sipas Corriere dello Sport, vetëm 12,000 bileta janë shitur deri të enjten. Disa fajësojnë çmimin e lartë, teksa biletat kanë shkuar nga 12 euro në 35 euro këtë sezon. Kjo është në zonën ku zakonisht qëndrojnë tifozët e zjarrtë, por edhe në zonat e tjera të stadiumit çmimet janë dyfishuar.

Së fundmi, presidenti De Laurentiis e ka kritikuar gjendjen e keqe të stadiumit duke i vënë fajin bashkisë së qytetit.

Related posts

Alban Bushi: Kundër Sllovakisë opsioni i vetëm fitorja, nga Manaj pres më shumë

Sadik.Autor

Napoli në avantazh ndaj Crotones, Hamsik autor i golit (VIDEO)

Q.Autor

3 GOLA DHE 1 ASIST/ Serie A shpall lojtarin më të mirë të marsit sulmuesin…

Delo.autor

Leave a Comment