Futboll Seria A Sport

MERR FUND GJITHÇKA/ Zbulohet plani i INTERIT për transferimin e MODRIC në JANAR

Transferimi i Luka Modricit tek Interi gjatë merkatos së janarit nuk është thjesht një ide.Pas zërave të ditëve të fundit, për vijimin e përpjekjeve të futbollistit për t’iu bashkuar zikaltërve, vjen dhe shkëndija e radhës nga Reali i Madridit.

Sipas mediave iberike, “Los Blancos” kanë zhvilluar takimin e parë për meksikanin Herrera, i cili është drejt largimit nga Porto. Transferimi i mundshëm i mesfushorit meksikan te klubi “merengues”, do t’i hapte rrugë largimit të kroatit, i cili ende nuk e ka rinovuar kontratën.

Bëhet fjalë për një tjetër përplasje mes Realit dhe Interit në merkato. Herrera u pëlqen edhe zikaltërve, të cilët mund t’i kthehen fuqishëm pistës “Modric”, për të hequr dorë nga meksikani.

Kështu Herrera do të shkonte në “Bernabeu” dhe Modric në Milano. Palët do të ishin të gjitha të kënaqura.

Related posts

SURPRIZË/ Chelsea merr vendimin për Hazard

Delo.autor

Oferta e çmendur e Napolit/ Të kaltrit ofrojnë 55 mln euro dhe 2 lojtarë për mesfushorin e Fiorentinës

Isa.Autor

SFIDA NDAJ WATFORDIT/ Sarri: Ndeshja është e vështirë, tani duhet…

Delo.autor

Leave a Comment