Futboll Premier League Sport

SUPERSFIDA/ Tottenham “i gjymtuar” para takimit me Liverpoolin, dy titullarë jashtë

Ndërprerja dy-javore e kampionatit ka qenë fatkeqe për Tottenham-in, sepse ka humbur për dëmtim një ndër lojtarët më të rëndësishëm, mesfushorin Dele Alli. 22-vjeçari ka luajtur çdo ndeshje në sezonin e ri dhe u dëmtua të shtunën e shkuar, në përballjen e Anglisë me Spanjën në Nations League.

“Jam i zhgënjyer, sepse do të na mungojë kundër Liverpool-it, por ndoshta edhe kundër Inter-it në Champions League. Gjithsesi, nuk është një dëmtim i rëndë”, tha trajneri Mauricio Pochettino.

Ndërkaq, mungesë tjetër e rëndësishme para sfidës së të shtunës kundër Liverpool-it është portieri Hugo Lloris.

Kampioni i botës, i cili këtë javë u dënua për ngarje të makinës në gjendje të pirë, mund të mungojë disa javë, për shkak të një dëmtimi pësuar muajin e shkuar, kundër Manchester United. Për kapitenin nevojitet edhe një kontroll tjetër mjekësor, për të parë si po ecën procesi i riaftësimit, por frika është që francezi të mungojë deri në fund të vitit.

 

Related posts

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Milan mposht Verona-n dhe vazhdojnë gjuetinë ndaj Inter në krye

Delo.autor

“QATAR 2022″/ Pas një SUPER ASIST nga Strandberg, talenti Haaland ndëshkon Holandën (VIDEO)

Delo.autor

POGBA I FTUAR NË FESTËN E TITULLIT TË JUVENTUS/ Shihni FOTON që po bëhet virale dhe forcon dyshimin se…

Delo.autor

Leave a Comment