Futboll La Liga Sport

Real-Barcelona ‘betejë’ edhe në marketing. Ja kush fitoi më shumë në sezonin e kaluar

Reali i Madridit ka vendosur të bëjë gjithçka transparente në lidhje me garën financiare të fituar me Barcelonën për sezonin e shkuar. Plot 748 milionë euro kanë arkëtuar “Los Blancos”, kundrejt 686 të skuadrës “blaugrana”.

Vitin e shkuar, Barcelona përfitoi 227 milionë euro vetëm nga shitja e Neymar, ndërkohë që Reali i Madridit vetëm 54.21 milionë euro nga shitja e Moratës në sezonin 2017-2018. Rritja e madhe e arkëtimeve për skuadrën e Florentino Perezit ka ardhur në sajë të turneve miqësore gjatë verës.

Trofeu i Champions League, i fituar vitin e fundit, kontribuoi me 85.46 milionë euro; 4 milionë euro u arkëtuan nga Superkupa e Spanjës dhe një milion euro nga Botërori i Klubeve. Vetëm turnetë miqësorë të verës sollën një përfitim prej 18.54 milionë eurosh, ndërkohë që e drejta televizive e tyre shkon në 178.4 milionë euro, ndërsa të ardhurat nga marketingu kapin shifrën e 297 milionë eurove.

Megjithatë, edhe shpenzimet janë shumë të mëdha për madrilenët. Vetëm fondi i pagave vjetore shkon në 534 milionë euro, gati 71% e buxhetit, ndërkohë që Barcelona e ka çuar fondin e pagave në 83% të buxhetit të saj.

Related posts

PËRBALLJA NDAJ LAÇIT PËR CONFERENCE LEAGUE/ Trajneri i Podgoricës: Ishte rivali më i dëshiruar për ne, do të tregojmë…

Delo.autor

PSG u kthehet fitoreve, fiton bindshëm ndaj Lille

Q.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Suning i shpall luftë Premier League, ja shkaku…

Delo.autor

Leave a Comment