Bundesliga Futboll Sport

E ARDHMJA E MBROJTËSIT ALABA NË DILEMË/ Trajneri i Bayern: Ai duhet të marrë përgjegjësi dhe të vendosë…

Situata e David Alabasë te Bajern Mynih ka vënë në pozitë të vështirë trajnerin e kampionëve të Europës Hansi Flik. Tekniku gjerman i kërkon mbrojtësit austriak të ndajë mendjen për të ardhmen.

Alaba nuk pranon kushtet e ofruara nga drejtuesit bavarezë për rinovimin e kontratës duke ndezur spekulimet se mund të largohet nga klubi në përfundim të sezonit.

Flik i bën me dije lojtarit të tij të “marrë përgjegjësi për të ardhmen e tij”.

“Davi është një njeri shumë i mirë dhe futbollist i shkëlqyer. Ai është shumë i dashur në skudër dhe mes tifozëve dhe i bashkon mirë të dyja palët. Ai duhet të marrë përgjegjësi dhe të vendosë se çfarë është më e rëndësishme për veten e tij”, deklaroi Flik.

Related posts

ZYRTARE/ Konfirmohet pasuesi i Kashamit, trajneri i njohur merr drejtimin e Besës së Kavajës

Delo.autor

EVENTI I TMERRSHËM/ Mourinho u fut frikën në palcë futbollistëve (VIDEO)

Delo.autor

VIDEO/ Njihuni me gjashtë lojtarët më të nënvlerësuar aktualisht në Premier League

Q.Autor

Leave a Comment