Futboll Sport

TALENTI 21 VJEÇAR/ Ajax njofton skuadrat për çmimin e holandezit

Klubi i madh holandez, Ajaxi ka caktuar çmimin që kërkon për talentin e tyre holandez, Frenkie de Jong.

Ajaxi është kthyer përsëri në një kantier talentesh, të cilët po kërkohen me ngulm në Evropë dhe njëri ndër ta është pikërisht De Jong.

Interesimi në mesfushorin holandez vazhdon të rritet nga skuadrat e mëdha evropiane.

Por, transferimi i tij nuk do të jetë aspak i lehtë shkaku i çmimit të kërkuar nga skuadra e Ajaxit.

De Jong gjatë një dueli me Fellianin në një ndeshje të Lig së Evropës (Getty Images)

Sipas gazetës spanjolle Sport, Ajaxi do të kërkojë 67 milionë funte apo plot 75 milionë euro  për mesfushorin Frenkie De Jong.

Barcelona e dëshiron De Jongun dhe ka të ngjarë të bëjë gjithçka që ka në fuqinë e tyre për të nënshkruar me reprezentuesin 21-vjeçar të Holandës.

Por, interesimi për De Jong vazhdon të rritet dhe Tottenham, Roma, Paris Saint-Germain dhe Real Madrid mund të shkaktojnë një luftë ofertash.

Përveç këtyre skuadrave, interesim për talentin holandez ka shprehur edhe klubi italian, Interi.

Related posts

FORMACIONI I MUNDSHËM/ Sfida ndaj Kazakistanit, Kallaku gati të bëjë “regjisorin”. Reja duhet të vendosë për 4 emra

Delo.autor

CONFERENCE LEAGUE/ Përballjet me Anderlecht, “yjet” e Laçit në fokusin e menaxherëve

Delo.autor

PO GJEN VETEN TEK FLAMENGO/ Sulmuesi brazilian hero me dopietë, por lë nam me kërcimin e tij (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment