MMA Sport Të tjera

SKANDAL NË RUSI/ Nurmagomedov përfundon në burg, godet një polic dhe ikën nga vendi i ngjarjes

Usman Nurmagomedov, kushëriri i Khabib Nurmagomedov, ish-kampionit të botës në artet marciale mikse, ka përfunduar në burg. Sipsa mediave ruse, mësohet se Usman është arrestuar bashkë me mikun e tij Kamal Idrisov, teksa ishin duke udhëtuar me makinë në Rusi.

Ata kanë goditur me makinën e tyre një polic gjatë një postoblloku në aeroportin e Kaspiysk, në Dagestan dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Policia i ka ndjekur dhe të dy kanë përfunduar pas hekurave. Usman Nurmagomedov është ende i pamposhtur në kafaz: 3 fitore e 0 humbje.

Usman konsiderohet si një nga pasardhësit e Khabib në kafaz, pasi duelon në të njëjtën peshë, atë të lehtë. Gjithsesi, pas kësaj ngjarje ai mund të qëndrojë për një kohë të gjatë pa dueluar, pasi UFC mund të marrë masa disiplinore ndaj tij.

Related posts

DISFATA NDAJ TIRANËS/ Ivanovic: Ishte një nga ditët e këqija që u ndodh të gjithëve, edhe pse…

Delo.autor

SHTOHEN OPSIONET NË MERKATO PËR MANAJN/ Por edhe shanset që të qëndrojë të Barça

Delo.autor

VIDEO/ Cristiano Ronaldo bën gafën e madhe gjatë konferencës, “ofendon” në mënyrë të turpshme Arabinë Saudite

F.autor

Leave a Comment