Futboll La Liga Sport

“SUKSESI ME POKER”/ Feyenoord merr fitoren e 5-të rresht dhe afrohet me kreun

Emmen mundi të rezistonte vetëm 45 minutat e para përballë Feyenoord, ndërsa në të dytën vendasit u dorëzuan totalisht duke u mposhtur me rezultatin e thellë 4-1. Një pjesë e parë ritmike, ku shanset dhe mundësitë nuk munguan për të dyja skuadrat, por gjithsesi padiskutim më i miri në rradhët e Emmen ishte portieri i tyre Sherpen i cili i mohoi disa gola të sigurt klubit nga Roterdami.

Gjithsesi tjetër atmosferë në pjesën e dytë, ritmi sërish i lartë, por këtë herë pati dhe gola. Van Der Heijden zhbllokoi sfidën për të tijët në të 63-ën. Në të 65-ën Feyenoord mund të kishë shënuar sërish, por nga pika e bardhë e penalltisë goditja e Berghuis u ndal në shtyllë. Gjithsesi 26-vjecari finalizoi pak çaste më pas. Jansen u duk sikur rindezi shpresat për vendasit në minutën e 71-të, por Kokcu u kujdes që kjo pjesë të mos zgjaste shumë . Ndërsa goli i katërt për Feyenoord erdhi me anë të Tonny Vilhena i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Suksesi i 5 rradhazi për klubin nga Roterdami që po përjeton një moment fantastik.

Related posts

VJEN “OK” PËR PARTIZANIN/ Afrimi i bujshëm i merkatos i gatshëm për ndeshjen ndaj Kastriotit

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Të rifillojë apo jo Serie A? Lotito bën sherr me drejtorin e Interit

Delo.autor

“NUK JEMI KLUB I TILLË NE…”/ Trofetë e Contes nuk i mjaftojnë Manchester United, Schmeichel “thumbon”

Delo.autor

Leave a Comment