Futboll Premier League Sport

Sarri: Chelsea nuk është ende gati për të fituar titullin në Premier

Trajneri i Chelsea, Maurizio Sarri, është përpjekur të ulë euforinë te skuadra e tij pas 4 fitoreve të arritura në 4 javët e para të Premier League, duke deklaruar se ekipi që ai drejton nuk është ende gati për të luftuar për titullin kampion. “Për momentin, mendoj se Manchester City dhe Liverpool janë dy ekipet më të mira, të kompletuara dhe që mund të duelojnë për titull. Janë dy skuadra që nuk kanë ndryshuar shumë nga vjet, madje janë përforcuar dhe ky është një faktor pozitiv për to”, tha Sarri.

Chelsea? Nuk është ende gati, nuk jemi ende në nivelin e tyre”, tha më tej trajneri italian, në sezonin e tij të parë në Angli. Më tej, Sarri shtoi: “Na duhet ende të punojmë për të qenë në nielin e tyre, për të bërë atë kapërcim që kemi nevojë për të qenë kompetiktivë. Sidomos në fazën mbrojtëse duhet të pëmirësohemi, pasi nuk jemi ende solidë”.

Në fund, trajneri Maurizio Sarri i ka hapur derën rikthimit të ish-kapitenit John Terry, tashmë 37 vjeç, që vjet u largua nga Chelsea për të luajtur me Aston Villa. “Kjo është shtëpia e tij, këtu është gjithnjë i mirëpritur. Hera e fundit që fola me të më tha se donte të luante edhe një sezon, ndaj nëse vjen do të jetë një pikë referimi për ne. Varet nga ai nëse dëshiron të luajë edhe një sezon, unë jam gati ta ndihmoj dhe do të isha i lumtur ta kisha në ekip”, u shpreh Sarri.

Related posts

ÇUDIRA SHQIPTARE/ Dinamo dhe Partizani stërviten në një fushë. Daja lë ekipin të presë

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Shakhtar Donetsk-Manchester City. Rezultati 0-3

Delo.autor

SYNIMI I ZIKALTËRVE PËR GABIGOL/ Marotta është kundër shitjes se tij

Isa.Autor

Leave a Comment