Futboll La Liga Sport

PAS FITORES NDAJ ATLETICOS/ Sergio Ramos vendos rekord të ri, më i mirë se…

Sergio Ramos dëshmoi edhe një herë se është vendimtar te Real Madrid për fitimin e ndeshjeve, pasi ishte deçiziv në triumfin në derbin ndaj Atletico Madrid, rivalit të qytetit, duke vendosur gjithashtu një rekord të ri personal.

Falë transferimit të Cristiano Ronaldo te Juventus, kapiteni i Real Madrid këtë sezon ka marrë mbi vete edhe përgjegjësinë e ekzekutimit të penalltive.

Kështu, ai ka mundur edhe një herë tjetër nga 11-metra portierin e Atletico Madrdi, Jan Oblak në fitoren 3-1 të Real Madrid në Wanda Metropolitano.

Atletico është skuadra që më mirë se kushdo tjetër njeh instiktin vrasës të Ramos, pasi është ndëshkuar dy herë nga qendërmbrojtësi i Los Blancos, në triumfet e këtyre të fundit në finalet e Champions League, përkatësisht në 2014 dhe 2016.

Aktualisht Ramos numëron plot 11 gola këtë sezon, një rekord personal i qendërmbrojtësit dhe kapitenit të Real Madrid në të gjitha kompeticionet.

Tetë nga 11 golat janë realizuar prej Sergio Ramos nga pika e bardhë e penalltisë, me një eficencë 100%, duke parakaluar madje për saktësi nga pika e bardhë e 11-m këtë sezon edhe legjendat pesë herë fitues të Topit të Artë, Messi e Cristiano Ronaldo.

Atletico Madrid rezulton të jetë një nga kundërshtarët më të preferuar të Sergio Ramos, bazuar në numrin e madh të golave të realizuar nga kapiteni i Los Blancos. Në fakt, Atletico Madrid është klubi i dytë ndaj të cilit Ramos ka shënuar më shumë gola, plot 6 të tillë, pas ish-skuadrës së tij Sevilla.

Related posts

ARRITI FITOREN NË “MINSK 2019” Trajneri i xhudos: Kuka e bronztë! Emocion i jashtëzakonshëm…

Delo.autor

TIFOZI KUQ E ZI MË I PAFAT/ Tersi i ish-juventinëve: Dua shpagim nga Milan! (FOTO)

F.autor

LIVE/ Starton ndeshja Champions Inter-Slavia Praga

Delo.autor

Leave a Comment