Futboll Premier League Sport

I SHPËTOI USHTRISË/ Son shkon në stërvitjen e Tottenham me medaljen e artë

Futbollisti koreano-jugor Son Heung-Min i shpëtoi ushtrisë, pasi kombëtarja e vendit të tij fitoi medaljen e artë në Lojërat Aziatike, ndaj lojtari është shprehur i kënaqur për këtë arritje, që do t’i japë mundësinë të vazhdojë karrierën me Tottenham në Premier League.

Son luajti 8 ndeshje në 26 ditë me kombëtaren dhe tashmë është rikthyer në Londër, ku i është bashkuar skuadrës.

Dhe me vete ka marrë edhe medaljen e artë olimpike të fituar në eventin aziatik, duke ua treguar atë lojtarëve të skuadrës së Tottenham, të cilët e kanë mirëpritur shokun e ekipit pas një mungese të gjatë.

I qeshur, Son ka rinisur stërvitjen me skuadrën dhe pritet të luajë në ndeshjen ndaj Liverpool në Premier League, duke qenë se mungon Dele Alli, i dëmtuar.

Related posts

Vendimi i FIFA-s për Xhakën e Shaqirin, “tërbohen” mediat serbe

Sadik.Autor

TRONDIT ME DEKLARATËN/ Neymar: Nuk e di nëse kam forcën mendore të merrem me futboll

Delo.autor

REAL MADRID-AJAX/ “Miqtë” kalojnë në epërsi, shënon Ziyech 

Delo.autor

Leave a Comment