Futboll Premier League Sport

SHKËLQEU NË BOTËROR/ ARSENALI futet në garë me REALIN për “zëvendësuesin” e M0DRIC

Real Madrid duket se e ka gjetur zëvendësuesin e Luka Modriç, por mësohet se nuk do ta ketë aspak të lehtë për ta marrë atë.

Hector Herrera është në objektiv të “Los Blancos”, por siç bëjnë të ditur mediat angleze edhe Arsenal ka nisur bisedimet me lojtarin. Me Aaron Ramsey që është drejt Milanit, meksikani shihet si zëvendësuesi i duhur për mesfushën e londinezëve. “The Mirror” shkruan se Unai Emery është duke u përpjekur që arrijë një marrëveshje me 28-vjeçarin për ta marrë atë në “Emirate Stadium”.

Megjithatë ”Gunners” nuk janë të vetmit në garë me kampionët e Champions League. Në kërkim të tij janë edhe skuadrat e mëdha evropiane si PSG, Barcelona apo edhe Real Madrid. Ky i fundit është i gatshëm të japë 20 milion euro për të bindur klubin portugez që të lejojnë lojtarin e tyre t’u bashkohet në “Santiago Bernabeu”, madje bëhet e ditur se Lopetegui ka pasur një takim me futbollistin për ta sjellë atë në Madrid në fillim të vitit.

Porto kërkon 40 milion euro, por deri më tani një shifër e tillë u është dukur shumë e lartë nga klubet e interesuara.

Related posts

“TI JE ASKUSHI”/ Kundërshtari e injoron, shpërthen Florian Marku. Largohet me forcë nga sigurimi (VIDEO)

Delo.autor

COPPA ITALIA/ I mjaftojnë 2 minuta lojë, Kulusevski zhbllokon sfidën për Kampionët e Italisë (VIDEO)

Delo.autor

NDESHJA E PARË E SUPERLIGËS/ Vetëm një gol në 90 minuta dhe përleshje tifozësh (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment