Futboll Sport

OFERTA PËR YLLIN E CHELSEA/ Kante zbulon se kishte kontakte me gjigantin evropian gjatë verës

N’Golo Kante ka thënë se nuk e sheh te nevojshme të largohet nga Chelsea pas suksesit në Kupën e Botës me Francën, përkundër se e pranoi se kishte qenë në kontakt me Paris Saint-Germainin gjatë afatit kalimtar veror.

Kante i ka pasur dy sezone të jashtëzakonshme këto dy vitet e fundit, duke e fituar Premierligën dy herë, Me Leicester Cityn në vitin 2016 dhe Chelsean më 2017, para se ta fitonte Kupën e Botës këtë verë.

Forma e lartë ka bërë që ai të jetë cak kryesor i PSG-së, ndërkohë që Chelsea i ka ofruar një kontratë pesëvjeçare tejet joshëse për të qëndruar në “Stamford Bridge”.

“Nuk kam pasur nevojë të largohem pas Kupës së Botës. Ka pasur klube tjera të interesuara, por pasi bisedova me Chelsean, gjërat u qartësuan. Klubi llogarit në mua dhe kjo më bën të ndihem mirë”, tha Kante.

“Ka pasur kontakte me PSG-në. Por, pas bisedimeve me Chelsean, e kuptova që gjëja kryesore është të ndihem mirë aty ku jam. Jam në Chelsea. Për mua është mirë të qëndroj në Chelsea”, shtoi ai.

Related posts

DASHURI DHE URREJTJE/ Neymar “i pacipë”, hedh për herë të tretë në gjyq…

Delo.autor

Vasil Bici: Humbëm një njeri të madh, Fadil Vokrrin e kërkoi edhe Juventusi

Sadik.Autor

NJË GOL ÇDO 68 MINUTA/ Rebiçin e mund vetëm… Ronaldo

Delo.autor

Leave a Comment