Futboll Sport

E DUAN TË GJITHË/ Lotito ia del: Heq klauzolën në kontratën e Milinkovic-Savic

Pas një vere të nxehtë, Milinkovic-Savic dhe Lazio ka janë shumë pranë rinovimit të kontratës. Për të mbyllur përfundimisht marrëveshjen, janë vetëm disa detaje të vogla për t’u përcaktuar.

Mesfushori serb do të firmosë deri në vitin 2023 dhe do të përfitojë 3 milionë euro në sezon, plus bonuset. Lajmi më i rëndësishëm është heqja e klauzolës së largimit. Presidenti Lotito ia arriti qëllimit të tij, duke e mbajtur “xhevahirin”, por edhe duke eliminuar një pikë që mund t’i hapte probleme.

Me heqjen e klauzolës, u mbyllen një herë e mirë dyert skuadrave të mëdha që interesoheshin për lojtarin. Pra, nëse dikush e do në të vërtetë mesfushorin, duhet medoemos të flasë me numrin 1 të Lazios, i cili tashmë ka ekskluzivitetin për të vënë çmimin.

Related posts

GABIGOL I “DHUROI” TROFEUN FLAMENGOS/ Flet ish-trajneri i Inter: Ne e quanim Gabi-no-gol, sepse…

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Sheiku i PSG-së blenë për 18 milionë euro mesfushorin spanjoll… (FOTO)

Delo.autor

Crystal Palace arrin marveshjen me portierin nga La Liga

Sadik.Autor

Leave a Comment