Futboll Seria A Sport

INTERI “FËRKON” DUART NGA ARRITJA E MARRËVESHJES/ Zilaktërit 400 milion euro në hyrje

COVID-19 ka shkaktuar shumë pasoja te shumë klube të mëdha. Problemet ekonomike kanë bërë që shumë ekipe të shikojnë alternativa të mundshme për të transferuar ndonjë lojtarë në radhët e tyre.

Nga kjo krizë ekonomike është prekur edhe klubi i njohur italian , Interi i cili ditën e sotme ka marrë një super lajm sa i përket ekonomisë.

Sipas gazetës së njohur italiane “Gazzeta dello Sport”, klubi zikaltër do të finalizonte rifinacimin e dy obligacioneve, për një shifër prej 375 milionë eurosh. Ka ende disa detaje teknikë që nuk janë zgjidhur për ta konkretizuar më pas të gjithë veprimin.

“Operacioni është i avancuar mirë, sigurisht që do të mbyllet brenda vitit, kompania po ndjek diskutimet me një institucion tjetër. E gjithë kjo përfshin kalimin në një obligacioni të vetëm 400 milionë euro, me maturim dukshëm më të gjatë, sipas të gjitha gjasave pesë vjet. Por operacioni ka nisur prej disa kohësh. Ai do t’i garantojë Interit qetësi në aspektin e likuiditetit për muajt e ardhshëm”, thuhet në të përditshmen italiane.

Related posts

MBYLLI SEZONIN PËR “BARDHEZINJTË”/ Klubi i Inter-it mesazh për Chiesan: Paç fat, ne po presim të…

Delo.autor

TRONDITET KLUBI I MADH EUROPIAN/ 8 lojtarë me koronavirus. 4 prej tyre ishin me pushime në Mikonos

Delo.autor

Kjo është nota e jashtëzakonshme për Piatek, ja vlerësimi për Berishën dhe Gjimshitin

Delo.autor

Leave a Comment