Futboll Seria A Sport

PRAPASKENA/ Ja si RONALDO e bindi mesfushorin bardhezi të shkonte te Sportingu

Juventusi ndihet si një familje e madhe, në të cilën të gjithë kontribuojnë për të mirën e përbashkët. I tillë është edhe qëndrimi i Cristiano Ronaldos, që nga ardhja e tij në Torino, teksa bën shaka me shokët në trajnim, por është “shend e verë” edhe me stafin teknik dhe gazetarët e “TV Juventusi”.

Dhe, duke pritur për të shënuar golin e parë me fanellën bardhezi dhe dhënë kontributin e tij në realizimin e ëndrrës së “Zonjës së Vjetër, që është fitimi i Ligës së Kampionëve, fenomeni portugez ka gjetur kohë që të japë një dorë edhe për Marotta dhe Paratici. Po, po, siç e zbulon gazeta portigeze “A Bola”.

Sipas saj, CR7 ishte vendimtare për huazimin e Stefano Sturaro te Sporting Lisbona, klub me të cilin presë herë fituesi i “Topit të Artë” është partner. “Ronaldo na ka shpjeguar se çfarë është Sportingu, – tha Carlo Volpi, agjenti i mesfushorit 25-vjeçar, për gazetën luzitane.

– Ai na bindi se bëhet fjalë për një klub shumë prestigjioz, që gjithmonë lufton për titull. Ronaldo na e sugjeroi këtë zgjedhje. Ai arriti të na bindte, duke shpjeguar se ishte një zgjidhje shumë e mirë për Sturaro, për më tepër që do të shijonte një qytet të bukur si Lisbona”.

Related posts

E BUJSHME/ Milner: Harroni Salah, ky është lojtari që po na jep titullin

Delo.autor

MERTENS NUK JEP GARANCI/ Napoli shënjestron sulmuesin e Italisë…

Delo.autor

JUVENTUS-FIORENTINA/ Allegri i beson dyshes së sulmit Morata-Dybala (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment