Futboll Premier League Sport

“Luani në Angli, duhet të flisni anglisht”/ Emery përcakton rregullat tek Arsenali

“Ju luani në Angli dhe duhet të flisni anglisht. Dhe kjo vlen për të gjithë, përfshirë trajnerin”. Kjo është, sipas “Mirror”, një nga rregullat e vendosura nga Unai Emery te skuadra e Arsenalit. Në fakt, trajneri spanjoll nuk është ende plotësisht i kënaqur me përvetësimin e gjuhës së re prej tij, por pret që të jetë në gjendje të flasë anglisht rrjedhshëm deri në Krishtlindje.

Ai kërkon të njëjtën gjë edhe nga lojtarët e tij. Emery, gjithashtu, ka refuzuar ndihmën e një përkthyesi, duke besuar se prania e tij do të ngadalësonte procesin e rritjes së ekipit. Përkthyesin e merr vetëm në konferencat për shtyp, i cili ndërhyn nëse trajneri bllokohet para gazetarëve.

Një sfidë e madhe për Emery, i cili konsideron themelor përdorimin universal të anglishtes, por në bisedat individuale është i gatshëm të flasë gjuhën amtare të bashkëbiseduesit të tij.

 

Related posts

EKSODI TEK JUVENTUSI/ Zbuloni 4 largimet pas blerjes së Cristiano Ronaldos

Isa.Autor

BARCELONA-LYON/ “Katalanasit” dyfishojnë shifrat, shënon Coutinho

Delo.autor

“Ekspert” i goditjeve të dënimit, ylli shqiptar “lë shenjë” në miqësore me LEVANTEN

Isa.Autor

Leave a Comment